KE e shfuqizoi Mekanizmin për bashkëpunim dhe verefikim për Bullgarinë dhe Rumaninë
- Komisioni Evropian sot zyrtarisht e shfuqizoi Mekanizmin për bashkëpunim dhe verefikim (CVM) për Bullgarinë dhe Rumaninë, i cili u prezantua gjatë anëtarësimit të dy vendeve në BE në vitin 2007, si një masë kalimtare për të lehtësuar përparimin në fushën e reformave gjyqësore dhe luftës kundër korrupsionit, ndërsa për Sofjen shtesë edhe për përballje me krimin e organizuar.
Bruksel, 15 shtator 2023 (MIA) - Komisioni Evropian sot zyrtarisht e shfuqizoi Mekanizmin për bashkëpunim dhe verefikim (CVM) për Bullgarinë dhe Rumaninë, i cili u prezantua gjatë anëtarësimit të dy vendeve në BE në vitin 2007, si një masë kalimtare për të lehtësuar përparimin në fushën e reformave gjyqësore dhe luftës kundër korrupsionit, ndërsa për Sofjen shtesë edhe për përballje me krimin e organizuar.
Me rastin e shfuqizimit të CVM-së, kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, theksoi se Bullgaria dhe Rumania kanë arritur përparim të dukshëm në këto fusha që nga anëtarësimi i tyre në BE.
"Sundimi i ligjit është një nga vlerat tona themelore të përbashkëta, pasi Unioni dhe të dy vendet anëtare kanë zbatuar reforma të rëndësishme në vitet e fundit. Sot ne i njohim këto përpjekje duke i dhënë fund CVM-së. Puna tani mund të vazhdojë sipas ciklit vjetor të sundimit të ligjit, si për të gjitha vendet e tjera anëtare", shtoi Fon der Lajen.
Që nga fillimi i Mekanizmit në vitin 2007, Komisioni ka raportuar rregullisht për progresin e reformave në Bullgari dhe Rumani. Raporti i fundit për Bullgarinë u publikua në tetor 2019, ndërsa për Rumaninë në nëntor 2022.
Për të dyja vendet, Komisioni Evropian arriti në përfundimin se ata i përmbushën në mënyrë të kënaqshme detyrimet e tyre të përcaktuara me CVM-në dhe se duhet të vazhdojnë të punojnë për zbatimin e detyrimeve specifike të përcaktuara në konkluzionet e raporteve, të cilat u përfunduan në qershor 2023.
Pas kësaj, më 5 korrik, Komisioni informoi Këshillin e BE-së dhe Parlamentin Evropian se synon të mbyllë zyrtarisht CVM-në për Bullgarinë dhe Rumaninë, pasi ka përcaktuar se të gjitha detyrimet specifike të përcaktuara në konkluzionet e raporteve janë zbatuar.
Në përputhje me vendimet për futjen e Mekanizmit, ai duhet të përfundojë kur KE të konstatojë se të gjitha dispozitat janë "përmbushura në mënyrë të kënaqshme".
Në lidhje me çështjen e pranimit të Bullgarisë dhe Rumanisë në zonën Shengen, Komisioni Evropian theksoi se asnjëherë nuk e ka lidhur hyrjen në Shengen dhe CVM, sepse këto janë udhëzime të veçanta për punë me kërkesat e tyre.
"Komisioni ka qenë gjithmonë shumë i qartë se duhet të hapim zonën Shengen për Bullgarinë dhe Rumaninë. Gjatë 12 viteve, Bullgaria dhe Rumania kanë përmbushur vazhdimisht të gjitha kushtet e nevojshme për t'u bashkuar në zonën Shengen, siç thuhet në rregulloren Shengen. Zgjerimi i zonës Shengen mbetet një prioritet politik për Komisionin. Bullgarisë dhe Rumanisë duhet t'i lejohet aksesi i plotë në zonën Shengen pa vonesa të mëtejshme", tha Komisioni Evropian. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s