• e shtunë, 23 nëntor 2024

KE: BE-ja nuk ka sjellë vendim për dërgimin e ushtarëve në Ukrainë

KE: BE-ja nuk ka sjellë vendim për dërgimin e ushtarëve në Ukrainë

Bruksel, 11 nëntor 2024 (MIA) - Nuk ka vendim BE-ja të dërgojë ushtarë në Ukrainë me çfarë do lloj detyre, deklaroi sot në konferencë për shtyp zëdhënësi i Komisionit evropian si përgjigje në pyetjet lidhur me informatat në mediumet evropiane për dërgim të mundshëm të paqëruajtësve evropianë.

Zëdhënësi theksoi se BE-ja zbaton mision paqësor për trajnim të ushtarëve ukrainas në territorin evropian, mandati i të cilëve kohë më parë ishte vazhduar.

Sipas tij, BE-ja e mbështetë çdo përpjekje që do të çonte drejt paqes së drejtë dhei cili merr parasysh faktin se Ukraina është vend i sulmuar. Megjithatë, shtoi zëdhënësi, marrëveshja e tillë duhet të jetë në pajtim me të drejtën ndërkombëtare.

Rreth komentit të nënpresidentit të sapozgjehdur amerikan, Xhej Di Vens, në të cilin është bërë lidhje mes lirisë së fjalës dhe rregullave evropiane në këtë fushë, punën e platformave onlajn dhe aktiviteteve të NATO-s, zëdhënësi theksoi se BE-ja është shtëpi  e lirisë së fjalës, siç tregojnë studimet ndërkombëtare.

"Fjala e lirë është në zemër të legjislaturës evropiane për platformat e internetit", sqaroi ai. "Askush nuk i obligon platformat ta mënjanojnë përmbajtjen legale. Cila përmbajtje është legale, varet nga ligjet evropiane, ndërkombëtare dhe lokale". shtoi zëdhënësi.

Ai sqaroi se rregullat e BE-së kërkojnë kur përmbajtja është mënjanuar, shfrytëzuesit të mund ta kontestojnë vendimin.

"Nga platformat pritet ta ndjekin përhapjen e përmbajtjeve që janë të dëmshme pa qenë detyrimisht ilegale, siç është dezinformata", tha ai.

Vens në intervistën televizive tha se nëse NATO-ja dëshiron të vazhdojë mbështetja e SHBA-së për Aleancës, atëherë rregullat amerikane dhe liria e fjalës duhet të respektohen.

"Aleanca duhet ta mbrojë lirinë e të shprehurit, vendet në Evropë t'i ndajnë vlerat amerikane, shtoi si, duke folur për skandalin e hapur në fillikm të vitit mes pronarit të rrjetit social X Ilon Mask dhe eurokomisarit të atëhershëm për treg të brendshëm, Tieri Breton. Eurokomisari e paralajmëroi Maskun se mund të vendosen kufizime serioze kundër X në BE nëse vazhdohet mungesa e mbikëqyrjessë mjaftuehsme  ndaj përmbajtjeve që distribuohen në internet. ab/

foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR