• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

KB-ja kufizon qasjen e gazetarit rus pas incidentit në konferencën për media me Berbokun

KB-ja kufizon qasjen e gazetarit rus pas incidentit në konferencën për media me Berbokun

Nju Jork, 4 tetor 2024 (MIA) - Incidenti në konferencën për media me ministren gjermane të Punëve të Jashtme, Analena Berbok gjatë mbledhjes së 79-të të Asamblesë së përgjithshme të KB-së në Nju Jork javën e kaluar çoi në kufizimin e qasjes së gazetarit rus, raporton DPA.

"Gazetari i Kanal 1 të televizionit shtetëror rus është munduar ta takojë Berbokin gjatë rrugës për takim me gazetarët gjermanë. Më pas ai u përpoq të qëndronte pranë ministres së Jashtme gjermane përpara se ajo të fillonte fjalimin e saj.

Por, Berbok e luti që t'i bashkohej gazetarëve të tjerë në mënyrë që të fillonte konferenca për shtyp.

Departamenti i akreditimit të KB-së tha se veprimet e raportuesit rus shkelin udhëzimet për qasjen në media, duke rezultuar në kufizimin e autoritetit të tij. Megjithatë, gazetari mund të vazhdojë të punojë në ndërtesë, njofton departamenti i akreditimit, duke shtuar se atij nuk i është refuzuar qasja.

Si përgjigje, përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë në KB, Vasilij Nebenzja, paraqiti ankesë deri te Sekretari i përgjithshëm i KB-së Antonio Guteresh, duke kërkuar të anulojë vendimin e departamentit për akreditim. Ai pretendon se gazetari nuk e shqetësoi Berbokin dhe e cilësoi përballjen me një anëtar të delegacionit gjerman si një "sulm" ndaj rusit. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR