• e enjte, 26 dhjetor 2024

KB-ja ka vazhduar embargon për armë kundër Sudanit jugor

KB-ja ka vazhduar embargon për armë kundër Sudanit jugor

Nju-Jork, 31 maj, 2024 (MIA) - Këshilli i Sigurisë së Kombeve të Bashkuara votoi për vazhdimin e embargos së armëve kundër Sudanit jugor edhe krahas apeleve nga Xhuba, Unioni Afrikan dhe vendeve tjera, mes të cilëve Rusia dhe Kina, që ta heqin ose ta lehtësojnë masën kufizuese.

"Për" rezolutën e propozuar nga SHBA-ja kanë votuar nëntë shtete, gjashtë - Rusia, Kina, Mozambiku, Algjeria, Sierra Leone dhe Guajana ishin të përmbajtur.

Rezoluta, gjithashtu, i vazhdon ndalesat për udhëtim dhe ngrirjen e pronave për Sudanin jugor, të cilët janë nën sanksione të KB-së deri më 31 maj të vitit 2025. rq/bsh/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR