• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

KB-ja kërkon që forcat izraelite të ndërprejnë me "pjesëmarrjen aktive" në sulmet e ardhacakëve ndaj palestinezëve

KB-ja kërkon që forcat izraelite të ndërprejnë me

Gjenevë, 16 prill 2024 (MIA) - Kombet e Bashkuara sot kanë shprehur brengosje të madhe për shkak të eskalimit të dhunës në Bregun Perëndimor, duke kërkuar që forcat e sigurisë "menjëherë ta ndëpresin pjesëmarrjen e tyre aktive dhe përkrahjen për sulmet e ardhacakeve" ndaj palestinezëve të atjeshëm.

"Autoritetet izraelite në vend të kësaj, duhet të pengojnë sulmet e mëtejshme, duke përfshirë edhe me thirrjen për përgjegjësi të autorëve", deklaroi për gazetarët në Gjenevë, Ravina Shamdasani, zëdhënësja e Zyres për të drejtat e njeriut pranë Kombeve të Bashkuara.

Gjatë viteve të fundit, dhuna e kryer nga ardhacakët izraelitë ndaj palestinezëve në Bregun Perëndimorë është në rritje. Mesatarisht, nga tre incidente në ditë, të lidhura me ardhacakët, kanë ndodhur në tetë muajt e parë të vitit 2023, në krahasim me mesatarisht nga dy në ditë në vitin 2022 dhe një në ditë një vit më herët.

Nga sulmet më 7 tetor, këto incidente janë rritur mesatarisht nga shtatë në ditë, që paraqet mesatare më e lartë ditore të incidenteve lidhur me ardhacakët që i kanë goditur palestinezët nga viti 2006, kur Kombet e Bahskuara filluan t'i evidentojnë të dhënat e atjeshme. bsh/

Foto: DPA

QËNDRONI TË LIDHUR