• e enjte, 18 korrik 2024

KB-ja edhe njëherë i bëri thirrje Rusisë ta ndërpresë operacionin ushtarak në Ukrainë

KB-ja edhe njëherë i bëri thirrje Rusisë ta ndërpresë operacionin ushtarak në Ukrainë
Nju-Jork, 21 mars 2022 (MIA) - Asambleja e përgjithshme e Kombeve të Bashkuara këtë javë mund të votojë për rezolutën me të cilën edhe njëherë i bën thirrje Rusisë ta ndërpresë operacionin ushtarak në Ukrainë.
Projekt-rezoluta përfundimtare është dërguar në Asamblenë e përgjithshme, ndërsa diplomatët, nën kushtin të mos emërohen,  deklaruan se votimi mund të mbahet të mërkurën. Rezoluta e përsërit kërkesën e organizatës botërore 193 anëtarëshe nga 2 marsi, Rusia ta ndërpresë operacionin ushtarak në Ukrainë, t'i tërheqë ushtarët e saj dhe të kërkojë mbrojtjen e të gjithë civilëve dhe infrastrukturës, të domosdoshme për mbijetesën e tyre. Në projekt-rezolutën, e përgatitur nga Franca dhe Meksika, theksohet se pasojat humanitare nga sulmi rus mbi Ukrainën janë "në përmasa që nuk janë parë në Evropë me dekada", dhe dënohet granatimi, sulmet ajrore dhe "rrethimet" e qyteteve me popullsi të dendur, veçanërisht qyteti jugor Mariupol. Rezoluta e propozuar  fuqishëm i dënon të gjitha sulmet ndaj civilëve dhe ndërtesat civile, duke i përfshirë edhe konvojet për evakuim, dhe u bën thirrje të gjitha palëve t'i "mbrojnë civilët të cilët ikin nga dhuna dhe përleshja e armatosur". sa/

QËNDRONI TË LIDHUR