KB: Të paktën 50,000 sirianë janë larguar nga Libani
- Të paktën 50,000 sirianë janë larguar nga Libani për shkak të sulmeve izraelite, njoftoi Organizata Ndërkombëtare e Kombeve të Bashkuara për Migracionin.
- Post By Qefsere Abduli
- 19:44, 6 mars, 2026
Bejrut, 6 mars 2026 (MIA) - Të paktën 50,000 sirianë janë larguar nga Libani për shkak të sulmeve izraelite, njoftoi Organizata Ndërkombëtare e Kombeve të Bashkuara për Migracionin.
Organizata vuri në dukje se ky numër nuk përfshin ata që besohet se u larguan dje, pasi Izraeli urdhëroi evakuimin e gjithë popullsisë nga periferia jugore e Bejrutit, raportoi Al Xhezira.
Para rënies së presidentit sirian Bashar al-Asad vitin e kaluar, Libani ishte strehë për më shumë se një milion refugjatë sirianë që iknin nga lufta civile në vend. qa/
Foto: EPA