KB: Të paktën 21 anëtarë të personelit u vranë në sulme të qëllimshme në vitin 2025
- Të paktën 21 anëtarë të personelit të Kombeve të Bashkuara u vranë me qëllim gjatë kryerjes së detyrës vitin e kaluar – më shumë se sa gjatë dy viteve të mëparshme së bashku, njoftoi dje komiteti sindikal i OKB-së.
Nju Jork, 23 janar 2026 (MIA) – Të paktën 21 anëtarë të personelit të Kombeve të Bashkuara u vranë me qëllim gjatë kryerjes së detyrës vitin e kaluar – më shumë se sa gjatë dy viteve të mëparshme së bashku, njoftoi dje komiteti sindikal i OKB-së.
Nga ata, 12 ishin paqeruajtës të OKB-së – personel i dërguar për të ndihmuar në ruajtjen e paqes në shumë pjesë të botës, kumtoi komiteti. Të tjerët punonin si civilë.
Numri i 21 të vrarëve me qëllim është më shumë se rreth pesë të vrarë në vitin 2024 dhe të paktën 11 në vitin 2023, treguan të dhënat.
Të vrarët në vitin 2025 janë nga Bangladeshi, Sudani dhe Sudani Jugor, Afrika e Jugut, Uruguai, Tunizia, Bullgaria, Ukraina, Kenia, Zambia dhe territoret palestineze.
Numri më i madh i viktimave, gjithsej gjashtë, ndodhi në rajonin e Abei në kufirin mes Sudanit dhe Sudanit të Jugut, ndërsa kishte nga tre në Republikën Demokratike të Kongos dhe në Republikën Qendrore Afrikane.
Për më tepër, sipas të dhënave, 119 anëtarë të personelit të Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Ndihmë dhe Punë për Refugjatët Palestinezë në Lindjen e Afërt (UNRWA) u vranë gjatë luftës në Gazë vitin e kaluar, edhe pse ata nuk ishin objektiv i qëllimshëm. ls/
Foto: DPA