• e enjte, 26 dhjetor 2024

KB: Palët në konflikt në Sudan përdorin abuzime

KB: Palët në konflikt në Sudan përdorin abuzime

Damask, 23 shkurt 2024 (MIA) - Të dyja palët ndërluftuese në luftën civile të Sudanit po përdorin abuzime që mund të çojnë në krime lufte, duke përfshirë sulmet ndaj objekteve civile si spitalet, tregjet dhe madje edhe kampet që strehojnë njerëz të zhvendosur, njoftoji sot Zyra e KB-së për të drejtat e njeriut.

Përpjekjet e deritanishme kanë dështuar për t'i dhënë fund konfliktit dhjetë mujor të ashpër midis forcave të armatosura të rregullta sudaneze dhe Forcave paraushtarake të Mbështetjes së shpejtë (RSF). Mijëra njerëz janë vrarë deri më tani dhe rreth tetë milionë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, duke e bërë Sudanin vendin më të zhvendosur në botë.

Sudani kërkon nga KB-ja që ta ndërpresin misionin politik në vend. Pjesë e disa abuzimeve dhe shkeljeve të të drejtave të njeriut mund të përbëjnë një krim lufte, deklaroi komisari i lartë i KB-së për të drejtat e njeriut, Volker Turk."

"Armët duhet të heshtin dhe civilët duhet të mbrohen", shtoi ai.

Zyra e Turk tha sot se komisari i lartë kishte shqyrtuar dhe studiuar prova "të besueshme", megjithëse të pakonfirmuara, të videove që tregonin ushtarë me uniforma ushtarake duke parakaluar kokat e prera të mbështetësve të dyshuar të RSF-së ndërsa bërtisnin sharje etnike.

Ushtria e Sudanit pranoi se videoja ishte "tronditëse" dhe tha se do të hetonte incidentin.

Zëdhënësi i Komisarit të lartë të KB-së për të drejtat e njeriut tha se zyra e Turk, së bashku me autoritetet sudaneze do të monitorojnë përparimin e hetimit.

SHBA-ja ka përcaktuar tashmë zyrtarisht se palët ndërluftuese kanë kryer krime lufte dhe kanë njoftuar se anëtarët e RSF-së dhe milicitë aleate janë përfshirë në spastrimin etnik në Darfurin Perëndimor. Të dyja palët thanë se do të hetojnë raportet për vrasje dhe abuzime dhe do të ndjekin penalisht këdo të përfshirë në të. qa/

Foto: akivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR