• e shtunë, 23 nëntor 2024

KB: Në vitin 2023 për 72 për qind rritet numri i viktimave civile në konfliktet në mbarë botën

KB: Në vitin 2023 për 72 për qind rritet numri i viktimave civile në konfliktet në mbarë botën

 Nju-Jork, 18 qershor 2024 (MIA) - Numri i viktimave civile në konfliktet e armatosura në mbarë botën vitin e kaluar është rritur për 72 për, tha sot Komisioneri i Lartë i KB-së për të Drejtat e Njeriut Volker Turk.

 Ai theksoi se në mënyrë alarmante  është rritur numri i grave dhe fëmijëve të vrarë krahasuar me vitin 2022.

 Sipas të dhënave të KB-së është dyfishuar përqindja e grave të vrara në vitin 2023, ndërsa numri i fëmijëve viktima është tre herë më i madh.

 Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR