• e shtunë, 23 nëntor 2024

KB: Në konfliktin në Sudan rreth 3.1 milionë njerëz janë shpërngulur

KB: Në konfliktin në Sudan rreth 3.1 milionë njerëz janë shpërngulur

Kartum, 12 korrik 2023 (MIA) - Për shkak të konfliktit disamujor në Sudan, rreth 3.1 milionë njerëz janë dëbuar nga shtëpitë e tyre, duke përfshirë edhe shumë nga 700.000 të cilët kanë ikur në vendet fqinje, njoftuan sot Kombet e Bashkuara (KB). Për shkak të gjithë kësaj, ekziston shqetësimi në rritje se vendi po rrëshqet në "luftën e hapur civile".

Egjipti deri tani ka pranuar një numër më të madh të refugjatëve, më shumë se 255.500, pastaj Çadi me më shumë se 238.000 dhe Sudani i Jugut me rreth 160.800, njoftoi Organizata Ndërkombëtare e Emigrantëve (IOM). 

Mbi 62.000 persona kanë ikur nga Etiopia, më shumë se 16.700 në Republikën e Afrikës Qendrore dhe rreth 3.000 në Libi, thuhet në njoftim. 

IOM precizoi se më shumë se 72 për qind e të shpërngulur janë nga Kartumi dhe rreth nëntë për qind e provincës së Darfurit Perëndimor, ku kishte përqendrim më të lartë të përplasjeve.

IOM theskon se 65 për qind nga ata që ikin në vendet fqinje janë shtetas të Sudanit, derisa të tjerët janë të huaj dhe refugjatë të cilët ishin të detyruar të kthehen në vendlindjet e tyre. 

Konflikti e ka kthyer Kartumin dhe zonat e tjera urbane në fushëbetejë.

Sipas banorëve dhe aktivistëve, pas shpërthimit të konfliktit, pjesëtarët e forcave paraushtarake konfiskuan shtëpitë e njerëzve dhe prona të tjera civile. Gjithashtu, ka raporte për shkatërrim dhe plaçkitje të gjerë në Kartum dhe Omdurman.

KB-ja shton se rajoni Darfur e ka përjetuar dhunën më të keqe në konflikt, ku luftimet janë shnëdrruar në përleshje etnike.

Sekretari i përgjithshëm i KB-së, Antonio Guteresh, gjatë fundjavës paralajmëroi se vendi ishte në prag të "luftës së hapur qytetare". Në mbledhjen rajonale javën e kaluar ishte paraqitur idea për vendosjen e trupave në Sudan për të mbrojtur civilët. Megjithatë, qeveria sudaneze e ka refuzuar propozimin për vendosjen e trupave të huaja dhe njoftoi se të gjitha forcat e huaja në territorin e Sudanit do të konsiderohen "agresore".

Konflikti në Sudan shpërtheu në mesin e prillit pas tensionit disamujor mes gjeneralit Abdel Fatah Burhan dhe rivalit të tij gjeneralit Mohamed Hamdan Dagalo, komandant i forcave paraushtarake për mbështetje të shpejtë (RSF). qa/shk/

 

QËNDRONI TË LIDHUR