• e enjte, 26 dhjetor 2024

KB: Investojmë përpjekje maksimale për vazhdimin e Marrëveshjes për eksport të grurit

KB: Investojmë përpjekje maksimale për vazhdimin e Marrëveshjes për eksport të grurit

Nju-Jork, 5 korrik 2023 (MIA) - Kombet e Bashkuara mbeten të përkushtuara të investojnë përpjekje maksimale për vazhdimin e Marrëveshjes për eksport të grurit përmes Detit të Zi, që së shpejti do të skadojë, deklaroi sekretarja e përgjithshme e KB-së për tregti dhe zhvillim, Rebeka Grinspan.

Ajo paralajmëroi edhe se është e mundur që përfaqësuesi zyrtar i KB-së ta vizitojë Rusinë, në tentim që ta shpëtojë Marrëveshjen, e cila e garanton sigurinë e anijeve që hyjnë dhe dalin nga portet ukrainase në ujërat nën kontroll të Rusisë.

Në kumtesën e djeshme të Ministrisë të Punëve të Jashtme, thuhet se Moska nuk sheh bazë për ripërtëritje të Marrëveshjes për eksport të grurit përmes Detit të Zi, që skadon më 17 korrik.

Rusia tashmë kohë më të gjatë kanoset se do të tërhiqet nga Marrëveshja, pasi nuk janë plotësuar premtimet se do të eksportojë drithërat dhe plehrat e veta. Nga mesi i majit, Moska u pajtua që ta vazhdojë Marrëveshjen për dy muaj.

Në kumtesën e MPJ-së ruse, thuhet se iniciativa ka mundësuar dërgesë të grurit ukrainas deri te "vende mirë të ushqyera", por jo edhe ndihmë për ata të cilëve më së shumti u nevojitet në Afrikë, Azi dhe Amerikën Jugore. Pesë vendet më të varfëra - Etiopia, Jemeni, Afganistani, Sudani dhe Somalia kanë marrë vetëm 2,6 për qind nga gruri i eksportuar, ndërsa situata po keqësohet kur bëhet fjalë për drithërat dhe plehrat ruse.

"Nën këto kushte, dukshëm se nuk ka bazë për vazhdimin e Iniciaitivës së Detit të Zi, e cila skadon më 17 korrik", thuhet në kumtesë.

Rusia pohon se nuk sheh përparim në pjesën më të madhe të kërkesave të saj, duke përfshirë edhe lidhjen e sërishme të Bankës së saj bujqësore shtetërore me sistem pagesor ndërkombëtar - SWIFT. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR