• e enjte, 18 korrik 2024

KB i dënon autoritetet ushtarake në Mianmar për shkak të ekzekutimeve të katër të burgosurve

KB i dënon autoritetet ushtarake në Mianmar për shkak të ekzekutimeve të katër të burgosurve
Gjenevë, 25 korrik 2022 (MIA) – Komisarja e lartë për të drejta të njeriut në kuadër të KB-së, Mishel Bshle sot e dënoi huntën ushtarake, që është në pushtet në Mianmar për shkak të ekzekutimit të katër të burgosurve, në mesin e së cilëve një deputet i partisë prodemokratike të Aung San Su Zhi, duke vlerësuar se kjo është "masë e rreptë dhe regresive". "Jam e tmerruar edhe krahas thirrjeve nga e gjithë bota, ushtarët kryen ekzekutime pa kurrfarë respektimi të të drejtave të njeriut. Kjo masë mizore dhe regresive është pjesë e vazhdimit të fushatës së persekutimit të e zbaton armata aktualisht mbi popullin e vet", thuhet në kumtesën e Bashles. Kjo është hera e parë në 30 vite në Mianmar të kryhet dënim me vdekje. Bashle tha se ekzekutimet përfaqësonin "një shkelje brutale të së drejtës për jetën, lirinë dhe sigurinë dhe garantimin e një gjykimi të drejtë". “Nëse ushtarët e zgjerojnë masakrën e tyre, ata vetëm do të zhyten më tej në krizën që kanë krijuar vetë”, vlerësoi ajo. Qeveria e Mianmarit njoftoi sot se kishte kryer ekzekutime pasi një ish-deputet i Lidhjes Kombëtare për Demokraci, një aktivist prodemokrat dhe dy burra të akuzuar për dhunë u ekzekutuan me varje. Katër të ekzekutuarit u dënuan për akte të "terrorizmit brutal dhe çnjerëzor" dhe ekzekutimet pasuan me "procedura të burgut", njoftoi gazeta shtetërore " Global Nju Lajt of Mianmar" (Global New Light of Myanmar), pa specifikuar se kur u kryen. Nga grusht shteti më 1 shkurt 2021, dhjetëra kundërshtarë të huntës janë dënuar me vdekje, por deri më tani nuk është ekzekutuar asnjë aktgjykim. Sipas KB-së, nga grusht shteti më 1 shkurt 2021, 117 persona, në mesin e të cilëve dy fëmijë, janë dënuar me vdekje prej të cilëve 41 në mungesë. Mbi 11.500 njerëz janë në paraburgim për shkak të kundërshtimit të ushtrisë për ta ndërmarrë pushtetin.

QËNDRONI TË LIDHUR