• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Katica Janeva ka marrë leje për angazhim në punë gjatë ditës, pasdite kthehet në “Idrizovë”

Katica Janeva ka marrë leje për angazhim në punë gjatë ditës, pasdite kthehet në “Idrizovë”

Shkup, 12 shkurt 2024 (MIA) - Ish-kryetarja e Prokurorisë Speciale Publike (PSP), Katica Janeva, është e punësuar jashtë burgut “Idrizovë”. Ajo është e punësuar në zyrën avokatore të djalit të saj, avokatit Lazar Janev.

Nga Drejtoria për ekzekutimin e sanksioneve për MIA-n konfirmojnë se Janeva ka marrë leje për angazhim në punë.

Janeva, e cila ka vuajtur pesë nga shtatë vjet burgim për rastin “Reket”, sipas kushteve, në mëngjes largohet nga Idrizova, ndërsa pas përfundimit të ditës së punës duhet të kthehet në qelinë e burgut.

Avokati Lazar Janev, në deklaratë për Sitel, thotë se Janeva punon në pranimin dhe vërtetimin e dokumenteve, dhe kujdeset për klasifikimin e tyre.

Në qershor të vitit 2020, Janeva u dënua për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autoritetit me shtatë vjet burg në rastin "Reket", së bashku me Bojan Jovanovskin, i cili u dënua me nëntë vjet burg. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR