• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Katerina Dimitrovska nga NJZ 1 në vendin e Marija Mitevës

Katerina Dimitrovska nga NJZ 1 në vendin e Marija Mitevës

Shkup, 29 tetor 2024 (MIA) - Katerina Dimitrovska nga Njësia zgjedhore 1 nga lista e deputetëve të Koalicionit "Maqedonia jote" e kryesuar nga VMRO-DPMNE do të jetë deputetja e re në Kuvend.

Paradite në seancën e Komisionit për çështje të imunitetit dhe mandateve, kryetari i KSHZ-së Boris Kondarko i njoftoi anëtarët se Dimitrovska e ka pranuar mandatin.

Dimitrovska vjen në vendin e Marija Mitevës e cila dha dorëheqje nga funksioni i deputetes dhe u bë zëdhënëse e Qeverisë. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR