• e enjte, 26 dhjetor 2024

Katarina Nikollov: Interesimi për ndërtimin e ndërtesave për banim është dhe do të jetë i madh jo vetëm në Shkup, por edhe në qytete tjera

Katarina Nikollov: Interesimi për ndërtimin e ndërtesave për banim është dhe do të jetë i madh jo vetëm në Shkup, por edhe në qytete tjera

Shkup, 22 maj 2024 (MIA) - Interesimi për ndërtimin e ndërtesave për banim ishte, është dhe do të jetë i madh, jo vetëm në Shkup por edhe në qytetet tjera. Këtë e ka theksuar sot në deklaratën për MIA-n, Katerina Nikollov, drejtoreshë ekzekutive e "Fortonmka", gjatë konferencës për pasuri të patundshme komerciale të mbajtur në kryeqytetin e vendit.

"Jemi dëshmitarë të rritjes intensive të ndërtimeve të banesave në 20 vitet e fundit në Shkup. Shpeshherë parashtrohet pyetja se a ka vend për më shumë apartamente. Tregu e bënë kërkesën. Përderisa kjo kërkesë funksionon, atëherë edhe investitorët kanë motivimin për të vazhduar me realizimin e asaj që është parashikuar. Ka interesim të madh. Ndërtesat e banimit janë të parat, sepse janë lloji më i afërt i investimit. Sepse kthimi i investimit është më i lehtë për t'u planifikuar", sqaroi ajo për MIA-n.

Në lidhje me segmentet e tjera, sipas saj, ka mungesë të hapësirave për zyra të klasit A. Për të, tha ajo, ekziston interesim, por, kthimi i investimit dhe dinamika e realizimit të këtyre projekteve nuk është e njëjtë me objektet e banimit.

Ajo iu referua edhe industrisë hotelerike, ku pati një ngecje për një periudhë të caktuar. Por, ajo theksoi se hotelet në Shkup tashmë janë mbushur rreth 75 për qind, andaj duan ta afrojnë këtë kategori tek investitorët.

"Qëllimi i konferencës është ngritja e tregut të pasurive të patundshmëri në një nivel krejtësisht tjetër. Qëllimi kryesor është ngritja e një platforme serioze për rrjetëzimin, komunikimin, shkëmbimin e përvojave dhe njohurive. Për të bërë një treg të qëndrueshëm dhe cilësor të pasurive të paluajtshme, tha ajo, duke theksuar se ata janë gjithmonë këtu si një partner serioz i investitorëve dhe shfrytëzuesve të atyre hapësirave.

Gjithçka me qëllim, siç theksoi, të ndikohet në krijimin e pronave cilësore në afatgjatë.

"Projektet do të jenë gjithmonë të ndara, sidomos në të ardhmen, të mirëmenduara, të cilat përveç asaj që ofrojnë, sado e thjeshtë të tingëllojë, kanë numër të mjaftueshëm të parkingjeve, ose kanë infrastrukturë adekuate", tha Nikollov për MIA-n. rq/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR