• e enjte, 18 korrik 2024

Katër zjarre natën e kaluar në Kumanovë, Likovë dhe Staro Nagoriçane

Katër zjarre natën e kaluar në Kumanovë, Likovë dhe Staro Nagoriçane
Kumanovë, 19 gusht 2022 (MIA) – Katër zjarre janë evidentuar në rajonin e Kumanovës, Likovës dhe Staro Nagoriçanit, kumtoi sot Qendra Rajonale për Menaxhimin e Krizave Kumanovë. Bari i thatë dhe kashtë po digjej në fshatrat e Likovës, Vaksincë dhe Sllupçan. Dy zjarret kanë ndodhur pas orës 15:00 dhe janë shuar nga një zjarrfikës dhe një ekip i njësisë territoriale të zjarrfikësve të Kumanovës. Zjarrfikësit pas orës 22 e kanë shuar zjarrin në Kumanovë në lagjen “Pero Çiço” në djegien e mbeturinave. Zjarrfikësit nga Staro Nagoriçani kanë shuar kashtën e djegur në Staro Nagoriçan në periudhën prej orës 20:10 deri në orën 20:35. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR