• e enjte, 26 dhjetor 2024

Katër personave, dy prej të cilëve të mitur janë privuar nga liria në Tetovë pas gjendjes së drogës dhe një arme

Katër personave, dy prej të cilëve të mitur janë privuar nga liria në Tetovë pas gjendjes së drogës dhe një arme

Shkup, 29 gusht 2024 (MIA) - Nëpunës policor nga Seksioni për trafikim të paligjshëm me drogë dhe armë pranë SPB Tetovë, dje, në orën 17:30, e kanë privuar nga liria N.S. (23) NGA fshati Trebosh, E.K. (21) nga fshati Pallaticë dhe dy persona të mitur, kumtoi MPB-ja.

"Gjegjësisht, pas informacioneve operative të marra paraprakisht dhe ndërmarrjes së masave dhe aktiviteteve përkatëse, personat janë privuar nga liria në fshatin Pallaticë, në vendin e quajtur “Ron Skura” në një kasolle të improvizuar, ku ripaketonin marijuanën për shitje të mëtejshme. Aty u gjet marihuanë, një armë dhe plumba. Gjatë arrestimit, E.K. ka sulmuar një nëpunës policor", theksojnë nga MPB-ja.

Personat janë ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tyre do t'i dërgohen kallëzimet përkatëse në prokurorinë kompetente. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR