• e diel, 22 shtator 2024

Katër persona u vranë dhe dhjetëra u plagosën gjatë të shtënave në Alabama

Katër persona u vranë dhe dhjetëra u plagosën gjatë të shtënave në Alabama

Montgomeri, 22 shtator 2024 (MIA) – Të paktën katër persona u vranë, ndërsa dhjetëra u plagosën gjatë të shtënave masive në të cilat morën pjesë disa sulmues në shtetin federal amerikan Alabama, njoftoi policia. 

“Disa persona kishin shtënë ndaj një grupi të njerëzve” në zonën Fajv Point Jug në Birmingem diç pas orës 23:00”, deklaroi nëpunësi i policisë Truman Fixheralld për mediat lokale. 

Dhjetëra njerëz janë plagosur gjatë të shtënave, ndërsa të paktën katër persona kanë marrë plagë të rrezikshme për jetë”, tha Fixheralld. 

Policia deri më tani nuk arrestoi askënd lidhur me të shtënat. 

Në hetim janë të përfshira disa agjenci, duke përfshirë Byronë Federale për Hetime. 

Këtë vit ka pasur të paktën 403 të shtëna masive – të definuara si të shtëna në të cilat ka pasur të paktën katër viktima, të vdekur ose të plagosur përgjatë SHBA-së, sipas Arkivit për dhunë me armë. 

Të paktën 12.416 njerëz janë vrarë në dhunë me armë zjarri këtë vit në SHBA. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR