• e enjte, 26 dhjetor 2024

Katër persona humbën jetën gjatë të shtënave në Kaliforni

Katër persona humbën jetën gjatë të shtënave në Kaliforni

King Siti, 4 mars 2024 (MIA) - Të paktën katër persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur nga të shtënat në qytetin King Siti të Kalifornisë, kumtuan autoritetet.

Organet kompetente kanë bërë të ditur se të shtënat kanë ndodhur mbrëmë, pas një ahengu në oborrin e një shtëpie, ku tre burra kanë vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa një grua është dërguar në spital ku është konstatuar vdekja.

Departamenti i policisë së King Sitit kumtoi se tre të plagosurit burra janë dërguar në spital.

Policia tha se tre persona të panjohur kanë dalë nga automjeti dhe kanë qëlluar në drejtim të grupit të njerëzve në oborrin e shtëpisë. Hetimi është në rrjedhë.

foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR