• e enjte, 18 korrik 2024

Katër persona e humbën jetën në një shpërthim në Pensilvani

Katër persona e humbën jetën në një shpërthim në Pensilvani

Uashington, 13 gusht 2023 (MIA) - Katër persona e humbën jetën, ndërsa një është zhdukur pas shpërthimit në një shtëpi në shtetin federal amerikan të Pensilvanisë.

Janë shkatërruar tre ndërtesa, ndërsa janë dëmtuar së paku dhjetë shtëpi.

Persona zyrtarë nga qarku Alegeni deklaruan se tre persona janë hospitalizuar pas shpërthimit në qyttein Plum, rreth 20 milje në lindje të Pitsburgut.

Ekipe nga së paku 18 shërbime zjarrfikëse punuan në shuarjen e zjarrit me ndihmën e cisternave me ujë.

Persona zyrtarë në vendin e ngjarjes deklaruan se nuk e dinë saktë se kush ka qenë në shtëpi në momentin e shpërthimit, kështu që nuk dihet numri i saktë i personave të zhdukur. ab/

Foto: МIА arkivi
 

 

QËNDRONI TË LIDHUR