• e premte, 27 dhjetor 2024

Katër milionë dollarë nga shitja e pronës nga ish-Jugosllavia do të përdoren për nevojat e MPJ-së

Katër milionë dollarë nga shitja e pronës nga ish-Jugosllavia do të përdoren për nevojat e MPJ-së
Shkup, 8 tetor 2022 (MIA) - Maqedonia e Veriut ka marrë katër milionë dollarë nga shitja e pronës së përbashkët të ish-Jugosllavisë në Nju Jork ndërsa do të shfrytëzohen për nevojat e MPJ-së për blerjen e objektit për misionin tonë në Nju Jork, informoi sot shefi i diplomacisë Bujar Osmani. “Ato mjete para dy ditësh kanë arrit në llogarinë e misionit tonë në Nju Jork dhe ndërkohë Qeveria në seancën e së martës, me propozim të MPJ-së solli vendim që me ato mjete, apo në kuadër të atyre mjeteve, sepse ato mjete do të shkojnë në buxhet, por në suaza të atyre mjeteve për të blerë objekt për misionin tonë në Nju Jork dhe me pjesën e mbetur të mjeteve edhe në rajon. Pra, shkojmë në shfrytëzimin e mjeteve që arrijnë në mënyrë suksesive drejtpërdrejtë për nevojat e MPJ-së”, tha Osmani. I pyetur lidhur me atë se deri ku është procesi i trashëgimisë, Osmani informoi se mbeten ende objekte të ish-Jugosllavisë që duhet të ndahen përfshirë objektet në Rumani, Shqipëri dhe vende të tjera. “Ai proces vazhdon dhe kuptohet ne jemi pjesë e pesëshes që diskuton për ndarjen e pronës, por kuptohet edhe ato të marra tashmë se si t’i vëmë në funksion të diplomacisë. Do të rinovohet objekti në Nju Delhi për të qenë ambasadë që të mos paguajmë qira. E njëjta ndodhë edhe në Brazil, në Athinë etj., tha ministri Osmani në pyetjen e gazetarëve.

QËNDRONI TË LIDHUR