• e enjte, 26 dhjetor 2024

Katër ligjet e paketës së MSHIA në Komisionin kuvendor për çështje evropiane

Katër ligjet e paketës së MSHIA në Komisionin kuvendor për çështje  evropiane

Shkup, 30 janar 2024 (MIA) - Në Kuvend sot seancë do të mbajë Komisioni për çështje evropiane.

Anëtarët e Komisionit do të diskutojnë për katër ligjet e paketës të përgatitura nga Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës - Propozim -ligji për nëpunës administrativ, Propozim-ligji për avancimin profesional dhe trajnim të nëpunësve administrativ, Propozim-ligji për të punësuarit në sektorin publik dhe Propozim-ligji për sigurinë e rrjeteve dhe  sistemeve të informacionit dhe transformimit digjital, të gjitha me procedurë të shkurtuar.

Të njejtat katër ligje janë në rend dite të Komisionit kuvendor juridik-ligjvënës.

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Azir Aliu javën e kaluar në konferencë për shtyp u bëri thirrje deputetëve t'i shqyrtojnë të gjitha dilemat në lidhje me paketën e ligjeve të propozuar nga MSHIA, të cilat para më shumë se një muaji janë miratuar nga Qeveria, ndërsa janë bllokuar në Kuvend.

Bëhet fjalë për ligjet e lidhura me administratën publike, për digjitalizimin dhe mediat në të cilat MSHIA ka punuar një kohë të gjatë dhe të cilat, tha Aliu, janë të rëndësishme dhe nga vlera thelbësore për lehtësimin e jetës së qytetarëve. Ai theksoi se ato janë të lidhura edhe me tre shtyllat - administratën, digjitalizimin dhe mediat nga programi i BE-së "Evropa digjitale" me të cilën vendi ynë ka lidhur një marrëveshje në verë. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR