• e martë, 24 dhjetor 2024

Kaselakis: I bëjmë thirrje pushtetit të ri në Maqedoninë e Veriut të vijë në vete dhe të mendojë për përgjegjësitë ndaj ardhmërisë së popullit të vet

Kaselakis: I bëjmë thirrje pushtetit të ri në Maqedoninë e Veriut të vijë në vete dhe të mendojë për përgjegjësitë ndaj ardhmërisë së popullit të vet

Athinë, 12 maj 2024 (MIA) - Ne, si parti e cila shtrenjtë e ka paguar patriotizmin e vet, i bëjmë thirrje udhëheqësisë së re të Maqedonisë së Veriut që të vijë në vete dhe të mendojë për përgjegjësitë e veta ndaj historisë dhe ardhmërisë së popullit të saj, ka shkruar në platformën Iks kryetari i SYRIZA-s, Stefanos Kaselakis, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Lideri i partisë opozitare greke parashtron pyetje, por edhe kritika deri te kryeministri aktual grek lidhur me Marrëveshjen nga Prespa, duke e marrë parasysh qëndrimin dhe kundërshtimin e Kirjakos Micotakis në periudhën derisa ka qenë opozitë.

E pyet pse tani lut që të respektohet Marrëveshja dhe nëse ndoshta megjithatë "nuk ishte marrëveshje tradhëtare".

Paralelisht potencon se "e vërteta historike ndonjëherë me vonë paraqitet, por çdoherë i arsyeton të guximshmit, patriotët e vërtetë". bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR