• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kasami: Tetova ka 100 tonë mbeturina në ditë, deponia Rusino ka lejuar vendosje vetëm të 40 tonëve

Kasami: Tetova ka 100 tonë mbeturina në ditë, deponia Rusino ka lejuar vendosje vetëm të 40 tonëve

Tetovë, 8 mars 2024 (MIA) - Kryetari i Tetovës, Bilall Kasami thotë se grumbujt e mbeturinave që janë krijuar rreth kontejnerëve gjatë disa javëve të kaluara i përkasin asaj që nuk ka pasur ku të dërgohen të gjitha mbeturinat nga qyteti. Sipas tij, është tejkaluar problemi me deponinë Rusino ku ka pasur kufizim të asaj sa sasi mbeturina mund të vendosen.

"Në këtë kohë edhe qendra transitore ka qenë e stërmbushur, në deponinë ka pasur një urdhër nga drejtori që të mos dërgojmë më shum se 40 tonë, ndërsa 100 tonë kemi në ditë. E kemi zgjidhur këtë, tashmë deponia Rusino i pranon gjithë plehrat që i dërgojmë, tani kjo është vendosur në normalitet. Punojmë në orë të natës, për ato deponi të vogla, një nga një, të pastorhen dhe të vendoset në normalitet, që ndërmarrja publike, gjegjësisht për momentin, që operatri privat të mund të menaxhojë në pjesën e pasrrimit të kontejnerëve. Kështu këto 2-3 ditë gjithçka do të vendoset në rend. Dhe nëse ka situatë të ketë ndonjë pjesë ku nuk do të mund të arrijnë ta pastrojnë, do të jemi në kontakt të intervenojmë dhe kjo të zgjidhet", tha Kasami duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas shënimit të sotëm të Ditës ndërkombëtare të gruas.   

Ai pret që me ristrukturimin e ndërmarrjes publike komunale, të ketë më shumë mundësi të menaxhohet puna në sipërfaqet publike dhe gjelbërim, siç është bërë sot. Riorganizimi në NPK Tetovë do të sjellë më shumë mundësi të orientuar drejt rregullimit të qytetit.

"Do të ketë një plan të veçantë veprimi për peisazhin, për mbjelljen e luleve dhe pemëve. Ka situata ku kemi mbjellë lule dhe pemë, por nuk ka pasur një strukturë organizative për t'i mirëmbajtur. Tashmë po punohet seriozisht, shoqëria publike që ka mbetur është e organizuar në këtë mënyrë, jo vetëm për të mbjellë dhe gjelbëruar, por edhe që njerëzit të jenë përgjegjës për mirëmbajtjen", theksoi Kasami.

Për përmirësimin e situatës me higjienën komunale, Kasami tha se në të gjithë qytetin do të shpërndahen 400 kontejnerë të rinj.

Ai përsëriti se procedurat e mëdha administrative e bëjnë të vështirë funksionimin normal të ndërmarrjes së re të drejtuar nga firma austro-sllovene Zaubermaher. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR