• e diel, 14 korrik 2024

Kasami takoi ambasadorin e BE, Gir

Kasami takoi ambasadorin e BE, Gir
Shkup, 29 tetor 2022 (MIA) - Kryetari komunës Tetovës Bilall Kasami, është pritur në takim nga ambasadori i BE-së në Shkup, Dejvid Gir. Sipas njoftimit të Kasamit të bërë në rrjetet sociale, temë e diskutimit ka qenë realizimi i projektit të kolektorëve dhe stacionit të filtrimit në Falisht. Sipas kreut të Tetovës, ky projekt ka mbështetjen nga BE dhe se komuna do të angazhohet që projekti sa ma shpejt të përfundoj. Në takim është biseduar edhe për procesin integrues, ku sipas Kasamit Besa do ta mbështes deri në fund këtë proces. ar/

QËNDRONI TË LIDHUR