• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Kasami takoi ambasadorin çek, Jaroslav Ludva

Kasami takoi ambasadorin çek, Jaroslav Ludva

Shkup, 19 tetor 2023 (MIA)- Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami së bashku me koordinatorin e degës së Çairit, Astrit Iljazi pritën në takim ambasadorin e Republikës së Çekisë, Jaroslav Ludva.

Fillimisht, kryetari Kasami njoftoi ambasadorin Ludva se Lëvizja BESA ka përkrahur çdo reformë që ka pasur të bëjë me avancimin e vendit si dhe me integrimin në strukturat euro-atlantike. Më tej në takim është diskutuar edhe për Ndryshimet kushtetuese, ku edhe njëherë edhe shpalosur qëndrimi i opozitës shqiptare për heqjen e 20% nga kushtetuta. Me ambasadorin është diskutuar edhe për funksionimin e Frontit opozitar.

Ambasadori Ludva falënderoj kontributin e subjekteve politike që punojnë fuqishëm për anëtarësimin e vendit në BE. Palët u dakorduan që takime të tilla me qëllime koordinuese të mbahen edhe në të ardhmen.

Lëvizja BESA

__________________________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

 

QËNDRONI TË LIDHUR