• e premte, 27 dhjetor 2024

Kasami për vizitë të foshnjës së parë të lindur, ndau vauçer në emër të komunës

Kasami për vizitë të foshnjës së parë të lindur, ndau vauçer në emër të komunës
Tetovë, 1 janar 2022 (MIA) – Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami me bashkëshorten e tij ka qenë për vizitë të foshnjës së parë të lindur dhe nënës në Repartin gjinekologjik në Spitalin klinik. Në emër të komunës ai, lehonës Mevlude Idrizi dhe foshnjës femër ju ka dhuruar vauçer në lartësi prej 40 mijë denarë. “Mbrëmë menjëherë pas arritjes së Vitit të Ri, në qytetin e Tetovës ka lindur fëmija i parë. Ky është banori më i ri në këtë qytet. I dëshirojmë jetë plot me shëndet, fat dhe bereqet. Le të rritet, të jetë i lumtur dhe të sjellë fat. Komuna e Tetovës fëmijës së porsalindur, për fillim të jetës së lumtur i dhuruam vauçer me dëshirën që Zoti t’i japë jetë të gjatë dhe të lumtur. Mirëserdhe fëmijë i lumtur”, ka thënë Bilall Kasami. Foshnja e parë në repartin e gjinekologjisë pranë spitalit klinik të Tetovës është lindur në minutën e parë të vitit 2022. Foshnja vajzë peshon 3480 gram dhe është fëmija i parë e Mevlude Idrizit e lindur në vitin 1997. fab/  

QËNDRONI TË LIDHUR