• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kasami: Për Besën është e mbyllur çdo mundësi bashkëpunimi me shumicën aktuale

Kasami: Për Besën është e mbyllur çdo mundësi bashkëpunimi me shumicën aktuale

Shkup, 10 mars 2023 (MIA) - I ashtuquajturi "Grupi i zjarrit" në BDI do të ishte i pranushëm për bashkëpunim për Lëvizjen Besa, vetëm nëse shkëputen nga partia dhe nëse formojnë parti të re. Me shumicën aktuale parlamentare është e mbyllur çdo mundësi bashkëpunimi, deklaroi njeriu i parë i Besës, Bilall Kasami në intervistën në emisionin  "Rruga drejt" në Alsat.

“Për ne do të ishte e mirëseardhur nëse Grupi i Zjarrit përfundimisht vendosin që të shkëputen nga BDI, të formojnë parti politike dhe ulemi bashkë bëjmë një koalicion të zgjeruar opozitar me ata, me Alternativën, me parti të tjera, me grupe të tjera, me intelektual dhe faktorë të tjerë opozitar nga sektori civil për të cilët ne jemi të interesuar dhe jemi të gatshëm të shtrimë dorën e bashkëpunimit tek çdo forcë politike me të cilët ne vlerësojmë se votuesve shqiptar do tu japim vlerësimin se ne kemi tejkaluar vetveten dhe ne jemi të gatshëm të formojmë një forcë fituese me të cilën do t’ju garantojmë se vota e tyre nuk do të shkojë huq”, deklaroi Kasami.

Ai theksoi se strukturat e Alternativës janë të mirëseardhura në Lëvizjen Besa.

"Nëse interesi i tyre i mëtutjeshëm është që të bëhet rotacion politik në bllokun politik shqiptar, që nënkupton përfundimisht BDI të shkojë në opozitë, atëherë ata janë të mirëseardhur që të ulemi bashkë dhe ta vazhdojmë projektin aty ku ka mbetur", tha Kasami.

Sipas tij, Qeveria nuk guxon t'i dërgojë ftesë zyrtare për përfshirje Besës në koalicionin qeveritar, as tij, as anëtarëve të tjerë të shquar, sepse jo vetëm që e ka tradhtuar partinë e tij, por edhe votuesit shqiptarë. fc/

Fotografia: Printskrin nga video

QËNDRONI TË LIDHUR