• e shtunë, 23 nëntor 2024

Kasami: Letrat që Ali Ahmeti ia dërgon kryeministrit dhe politikanëve të huaj nuk janë në interes të qytetarëve

Kasami: Letrat që Ali Ahmeti ia dërgon kryeministrit dhe politikanëve të huaj nuk janë në interes të qytetarëve

Tetovë, 29 tetor 2024 (MIA) - Kryetari i Lëvizjes Besa dhe kryetar i komunës së Tetovës, Bilall Kasami, për letrat të cilat Ali Ahmeti ia dërgon kryeministrit dhe politikanëve të huaj vlerësoi se nuk janë në interes të qytetarëve. Kasami i tha Ahmetit të punojë për reforma në partinë e tij BDI.

"Fatkeqësisht, Ali Ahmeti nuk ka punuar në interes të qytetarëve as kur ishte në pushtet e as tani kur është në opozitë. Ai duhet të punojë në reformimin e partisë së tij dhe të përgatitet për zgjedhjet e ardhshme, siç kishte kohë të mjaftueshme kur ishte pjesë e qeverisë, të merret me gjëra që nuk ishin të tija, në vend që të punonte për qytetarët dhe tani në opozitë në vend që të merret me punë që janë karakteristike për një parti opozitare, fatkeqësisht ai ka kohë të shkruajë letra. Në kohën kur ai shkruan letra ne realizojmë projekte në interes të qytetarëve në nivel lokal dhe qendror", theksoi Bilall Kasami nga Tetova.

Sipas liderit të Lëvizjes Besa, statusi i shqiptarëve nuk është i rrezikuar, siç thotë Ahmeti në letra.

"E sigurojmë Ahmetin dhe të gjithë qytetarët në këtë vend se nuk do të ketë  pengesa të të drejtave të shqiptarëve dhe ne si koalicion do të punojmë për përmirësimin e jetës së të gjithë qytetarëve dhe për ne është e rëndësishme që Maqedonia të ecë përpara dhe marrëdhëniet ndëretnike por edhe të drejtat e të gjithë qytetarëve dhe jeta e të gjithë qytetarëve duhet të përmirësohen. Me këtë ne tregojmë me veprimet tona se punojmë në interes të qytetarëve", tha Kasami.

Bilall Kasami beson se kjo Qeveri më shumë punon në realizimin e Korridorit 8.

"Ata ankoheshin gjatë gjithë kohës në seksionin e Korridorit 8, e patë që dje kryeministri, ministrat së bashku me ambasadoren e SHBA-së, dolën në terren dhe theksuan se fakti që qeveria e mëparshme deklaroi vetëm se do të punohej në seksionin e Korridorit 8, qytetarët tashmë janë dëshmitarë se tani po punohet intensivisht në atë korridor. Atë që Ahmeti e premtoi dhe nuk e realizoi, tani jemi e kundërta e kësaj. Ne realizojmë më shumë se sa premtuam", theksoi Kasami.

Në Tetovë si kryetar komune Kasami promovoi parkingun e sapolëshuar për banorët e bllokut Urban 100. sa/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR