• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kasami kritikoi qytetarët e pandërgjegjshëm dhe policinë për pengimin e lirimit të sipërfaqeve të uzurpuara publike

Kasami kritikoi qytetarët e pandërgjegjshëm dhe policinë për pengimin e lirimit të sipërfaqeve të uzurpuara publike

Tetovë, 29 dhjetor 2023 (MIA) - Pas largimit të njëzet kioskave nga hapësirat publike në Tetovë, ka pasur një numër të madh të reagimeve të qytetarëve në redaksinë tonë, por dhe në profilet sociale të komunës se procesi është selektiv pasi shumë trotuare janë uzurpuar nga tezgat e tregtarëve dhe kopshtarëve veror nga lokalet.

Kasami në takimin e fundvitit me gazetarët tha se është një luftë e vazhdueshme dhe e përditshme me veprimet e pamatura të disa qytetarëve.

"Inspektorët tanë janë çdo ditë në terren, por për fat të keq, për faktin se prej vitesh, me dekada njerëzit mësohen të uzurpojnë tokat publike, ne i heqim çdo ditë, ata të nesërmen i kthejnë. Për fat të keq. Fatkeqësisht, as këtu nuk janë të qarta përgjegjësitë e komunave, sepse në të shumtën e rasteve nuk mund të ndërhyjmë pa mbështetjen e policisë dhe fatkeqësisht policia nuk ndihmon në këtë drejtim të interesit tonë për të pasur një qytet të rregullt, trotuare të pastra, rrugë të pastra. Pra për sa kohë nuk do të ketë vazhdimësi të procesit të decentralizimit në fushën e zgjerimit të pushteteve të qytetit dhe në këtë zonë, në nuk do të mund të përballemi më seriozisht me këtë problem, sepse thash do të thotë i heqim çdo ditë dhe çdo ditë kthehen, sepse komuna nuk ka mundësi të ndërhyjë në mënyrë rigoroze dhe të ndëshkojë qytetarët neglizhentë", theksoi Kasami.

Sipas tij Ligji për Policinë komunale ka bllokuar në Qeveri, ndërsa ka shfaqur shpresë se pas zgjedhjeve të ardhshme dë të kenë komunikim më të mirë me pushtetin qendror.

"Për fat të keq, për momentin kemi ndërprerë pastrimin e hapësirave publike. Sepse përpjekjet e fundit për të vazhduar aksionin nuk rezultuan të suksesshme sepse policia na bojkotoi. Në dy raste kemi dalë në terren, policia në vend që të ndihmojë inspektimin komunal, policia qëndron aty. Dhe në mënyrë indirekte mbështet uzurpatorët", theksoi Kasami.

Inspektorati i komunës ka ngritur dhjetëra kioska në rrugën "Dimo Gavrovski-Kara" që tani po analizohen nëse rruga do të pritet dhe bashkohet me bulevardin apo do të rimodelohet hapësira. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR