• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kasami e ka akuzuar Ministrinë e Arsimit se nuk i ka përmbushur obligimet ndaj gjimnazit të Tetovës

Kasami e ka akuzuar Ministrinë e Arsimit se nuk i ka përmbushur obligimet ndaj gjimnazit të Tetovës

Tetovë, 26 tetor 2023 (MIA) - Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilal Kasami, në konferencë për shtyp ka kritikuar dhe akuzuar Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës për veprime të kundërligjshme në lidhje me heqjen e ingirencave ndaj gjimnazit “Kiril Pejçinoviq”. Ai akuzoi Ministrinë për heqjen e parregullt të ingirencave për shkak të të cilave problematizohet funksionimi normal i gjimnazit.

"Një ingirencë për një vend pune mund të revokohet dy herë, por jo më gjatë se 12 muaj. Në ministri gjetën një mënyrë për të më hequr ingirencat edhe për 12 muaj me një përcaktim ligjor që më heqin të gjitha kompetencat në gjimnazin. Harruan se komuna nuk është vetëm kryetari, Komuna është Këshilli dhe kryetari, me kompetenca të ndara. Këshilli miraton buxhetin, i cili zbatohet nga kryetari i komunës. Meqë kryetarit i janë hequr ingirencat, me atë vendim nuk mund të realizojnë buxhet, sepse buxheti është kompetencë e Këshillit. Në atë pjesë nuk mund të veprojnë sepse kanë marrë një vendim të kundërligjshëm dhe tani po vjen kjo situatë në të cilën nuk mund t'i kryejnë obligimet që kanë marrë vullnetarisht kundër ligjit", tha Bilal Kasami.

Kryetari i Komunës së Tetovës beson se për shkak të lëvizjeve të Ministrisë së Arsimit nuk ka subvencione të rregullta për gjimnazin, gjë që shkakton probleme financiare për institucionin.

Ai tha se me këtë Ministri kohëve të fundit nuk i kryen detyrat dhe obligimet e veta dhe nuk ka ofruar mbështetje adekuate për shkollat ​​në Tetovë. Më pas ai theksoi se po të ishte faji i komunës së Tetovës, kjo do të kishte ndodhur edhe në shkollat ​​tjera, por nuk është kështu dhe mësimi vazhdon pa probleme dhe efikasitet. ls/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR