• e premte, 08 nëntor 2024

Kasami dhe Azizi vizituan vendbanimet e Komunës së Zhelinës

Kasami dhe Azizi vizituan vendbanimet e Komunës së Zhelinës

Shkup, 28 prill 2024 (MIA)- Bartësi i Listës së Koalicionit VLEN në njësinë e 6 zgjedhore, Bilall Kasami dhe kandidati për deputet Adnan Azizi, vizituan vendbanimet e Komunës së Zhelinës. Kasami dhe Azizi biseduan me qytetarët e të gjithë fshatrave dhe dëgjuan hallet e tyre.

Banorët e rrethit të Zhelinës thanë se edhe krahas trysnive dhe kërcënimeve të shumta që u bën BDI përmes policisë ata nuk frikohen dhe më 8 maj do të votojnë për Ndryshimin që VLEN.

Kryetari i Komunës së Tetovës dhe bartësi i Listës së Koalicionit VLEN në njësinë e 6 zgjedhore, Bilall Kasami tha se jo vetëm qytetarët e Tetovës dhe Pollogut por të gjithë qytetarët shqiptar në Maqedoni e meritojnë të kenë kushte të mira, dhe investime, njëjtë siç ndodh në Tetovë. Banorët e këtij rajoni thanë se do të mbështesin ndryshimet, pasi kanë besim tek puna e Bilall Kasamit si kryetar komune.

QËNDRONI TË LIDHUR