• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Kasami: Bëhet fjalë për ndryshim të plotë të sistemit për faturat komunale, kjo kërkon kohë - qytetarët të vijnë në Komunë për të shprehur problemet e tyre

Kasami: Bëhet fjalë për ndryshim të plotë të sistemit për faturat komunale, kjo kërkon kohë - qytetarët të vijnë në Komunë për të shprehur problemet e tyre

Tetovë, 20 maj 2024 (MIA) - Për problemet me faturat komunale të cilat në përputhje me partneritetin publiko-privat në Tetovë nga shkurti i vitit 2004 i lëshon kompania austriako-sllovene Sauberhamer, ndërsa përballen qytetarët, kryetari i komunës së Tetovës Bilall Kasami thotë se duhet kohë që të tejkalohen. Nga ngjarja e sotme në sheshin e qytetit ai përsëriti se është i gatshëm t'i dëgjojë personalisht problemet e qytetarëve.

"Ne kemi komunikim të përhershëm. Qytetarëve u është dhënë mundësia të vijnë në Komunë për të shprehur problemet dhe pakënaqësitë e tyre. Unë jam gati çdo javë të ulem personalisht me qytetarët, me të ndërmarrjen, me drejtuesit e Saubermaher dhe të zgjidhim problemet e tyre një nga një. Ne e dimë se është një ndryshim i plotë i sistemit nga diçka që nuk funksiononte në të kaluarën në diçka që do të duhet të funksionojë. Kërkon kohë, kërkon bashkëpunim nga qytetarët. Kërkoj nga qytetarët që të bashkëpunojnë dhe u garantoj se nuk do të kenë fatura më të larta se ato që janë reale sipas të gjitha ligjeve dhe rregulloreve. Por fakti që të gjithë duhet të paguajnë për ujin, menaxhimin me mbetjet dhe shërbimet publike është i rëndësishëm. Në të kaluarën, jo të gjithë paguanin dhe ky ishte një realitet. Prandaj kërkojmë bashkëpunim me qytetarët dhe u ofrojmë garanci se nuk do të paguajnë më shumë se sa duhet të paguajnë", tha Kasami.

Për atë se tre muaj pas paralajmërimit nuk po punohet për zgjatjen e bulevardit "Bllagoja Toska" nga kazerma në drejtim të Poroit, Kasami tha se problemi qëndron tek kompania kontraktore.

"Dinamika atje është dhënë sipas dinamikës së ofruar nga kompania, e cila duhet t'i realizojë punimet atje. Shohim se kjo dinamikë nuk respektohet. Ne thamë se do t'i ndërmarrim të gjitha procedurat ligjore të cilat duhet të shohim pse nuk janë zbatuar dhe pse nuk është respektuar ajo dinamikë. Dhe nëse është e nevojshme do të ndërmarrim masa ligjore për kompaninë që nuk i ka përmbushur detyrimet që vetë i ka dhënë në fillim të punimeve. Është dashur për tre muaj të përfundojë - ajo dinamikë është dhënë nga vetë filrma dhe tani duhet të tregojnë pse nuk është realizuar dhe ku është problemi. Nëse është faji i ndërmarrjes duhet të mbajë pasojat", tha Kasami nga sheshi ku ishte në aktivitetetin "Dita e hapur" që e organizojnë shkollat e mesme në Tetovë. ls/ 

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR