• e enjte, 18 korrik 2024

Karitas: Mbi 5,5 milionë italianë jetojnë në varfëri ekstreme

Karitas: Mbi 5,5 milionë italianë jetojnë në varfëri ekstreme

Romë, 17 nëntor 2023 (MIA) - Në Itali 5,674 milionë persona jetojnë në gjendje të varfërisë ekstreme, kumtoi sot fondi katolik Karitas, transmetoi ANSA.

"Pothuajse 30-të vjet nga shpallja e raportit të parë, fenomeni i varfërisë u ndryshua në krahasim me numrin e profileve sociale (të të goditurve)", citohet në raportin vjetor të fondit Karitas.

Lidhur me vitin 2021 këto shifra tregojnë rritje për 367.000 persona, shtojnë nga atje, ose kjo paraqet rreth 9,7 për qind të popullsisë.

"Ky është problem strukturor, tashmë nuk është si më parë", shtohet në raport.

Karitas shton se 14,3 milionë janë në gjendje të rrezikut nga varfëria dhe përjashtimi social, që është për 24,4 për qind e popullsisë në Itali. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR