• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Karburantet shtrenjtohen prej 1,5 deri në dy denarë për një litër

Karburantet shtrenjtohen prej 1,5 deri në dy denarë për një litër

Shkup, 10 prill 2023 (МИА) – Karburantet prej sonte në mesnatë shtrenjtohen për 1,5 deri në dy denarë për një litër, vendosi sot Komisionit Rregullator i Energjetikës dhe Resurseve të Ujit (KRRE). Me vendimin bëhet rritja e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 2,06 për qind.

Çmimet me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe vajit Ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) rriten për 1,5 denarë për një litër, ndërsa çmimet e benzinës EUROSUPER BS-98 dhe EURODIZEL (D-E V) rriten për dy denarë për një litër. Çmimi i ri me pakicë i EUROSPER BS - 95 do të jetë 84,5 denarë për një litër, EUROSUPER BS - 98 do të shitet për 87, EURODIZEL BS (D-E V) për 74, ndërsa Ekstra vaji i lehtë për amvisëri (EL-1) për 73 denarë për një litër.

Me vendimin e KRRE-së për 0,505 denarë për një kilogram rritet edhe çmimi me pakicë i Mazutit M-1 hC dhe do të jetë 41,079 denarë.

Nga KRRE potencojnë se çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror në krahasim me përllogaritjen e kaluar shënojnë rritje tek benzinat mesatarisht për 4,946 për qind, tek dizeli për 4,784, tek vaji ekstra i lehtë për 4,793 dhe tek mazuti për 1,892 për qind. Kursi i denarit në raport me dollarin në krahasim me përllogaritjen e parapake është më i ulët për 0,224 për qind.

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR