• e premte, 27 dhjetor 2024

Karburantet në Mal të Zi - më të lirat në rajon

Karburantet në Mal të Zi - më të lirat në rajon
Podgoricë, 7 gusht 2022 (MIA) – Eurosuper 95 në Mal të Zi është më i liri midis vendeve të rajonit, ndërsa çmimi i eurodizelit është në mesin e më të ulëtëve, tregojnë të dhënat e Ministrisë së Investimeve Kapitale të Malit të Zi, transmeton Mina. Sipas të dhënave të Buletinit të ri të Ministrisë për çmimet e derivateve të naftës, një litër Eurosuper 95 në Mal të zi kushton 1,45 euro. Në Shqipëri mund të blihet për 1,78 euro, 1,64 në Kroaci, 1,62 euro në Serbi, 1,60 euro në Bosnjë e Hercegovinë dhe 1,55 euro në Maqedoninë e Veriut. Eurosuper 95 më të shtrenjtë në Evropë paguajnë qytetarët e Danimarkës, 2,22 euro, ndërsa më i liri është në Hungari, 1,29 euro. Kur bëhet fjalë për eurodizelin, një litër në Mal të Zi kushton 1,55 euro, gjithashtu edhe në Maqedoninë e Veriut. Në Shqipëri mund të blihet për 1,9 euro, në Kroaci 1,86 euro, në Serbi 1,83 euro dhe në BeH 1,69 euro. Qytetarët e Suedisë për eurodizelin më të shtrenjtë në Evropë paguajnë 2,37 ndërsa të Maltës për më të lirin 1,21 euro.

QËNDRONI TË LIDHUR