• e enjte, 26 dhjetor 2024

Karateistja dibrane Sara Duka fiton medaljen e bronztë në Kampionatin ballkanik në Slloveni

Karateistja dibrane Sara Duka fiton medaljen e bronztë në Kampionatin ballkanik në Slloveni

Dibër, 17 nëntor 2023 (MIA) - Karateistja e klubit të karatesë së Dibrës "Dibra", Sara Duka e cila është pjesë e përfaqësueses së karatesë së Republikës së Maqedonisë së Veriut ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin ballkanik që mbahet në Lubjanë të Sllovenisë.

Sara Duka ka marrë pjesë në kategorinë e juniorëve deri në 48 kilogramë.

"Ka siguruar fitore në raundin e parë kundër përfaqësueses së Turqisë, në të dytën kundër përfaqësueses së Greqisë, ndërsa në raundin e tretë humbi nga përfaqësuesja e Turqisë dhe në raundin e katërt fitoi pasi përfaqësuesja e Serbisë u skualifikua për pesë gabime", tha për MIA-n Durim Paçuku trajner i KK "Dibra" dhe një nga trajnerët e reprezentacionit tonë.

Në Kampionatin e 23 ballkanik i cili mbahet në sallën Tivoli në Lubjanë, pjesë e reprezentacionit të Maqedonisë së Veriut janë edhe karateistet e Dibrës Era Koxha në kategorinë U21-68 dhe Vlera Sela, kadete deri në 54 kg.

Sipas Paçukut, të dielën Sara Duka dhe Era Koxha dë të marrin pjesë në konkurrencën e ekipeve. rq/

Foto: KK "Dibër"

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR