• e shtunë, 23 nëntor 2024

Kandidatja për kryeministre e Bullgarisë Marija Gabriel prezantoi 10 prioritetet e qeverisë së saj eventuale

Kandidatja për kryeministre e Bullgarisë Marija Gabriel prezantoi 10 prioritetet e qeverisë së saj eventuale

Sofje, 11 maj 2023 (MIA) - “Puna e parë që do ta bëjë ministri i Drejtësisë në qeverinë time është që të parashtrojë kërkesë në Këshillin e Lartë Gjyqësor (KLGJ) për lirimin nga detyra të kryeprokurorit Ivan Geshev   për shkak të dëmtimit të reputacionit të gjyqësorit”. Këtë e  deklaroi kandidatja për kryeministre e Bullgarisë nga radhët e GERB-SDS Marija Gabriel në Kuvendin Kombëtar para grupit të saj të deputetëve.

"Qëndroj me ndjenjë krenarie dhe ndjenjë modestie sepse ju më njihni”, tha Gabrieli. Ajo shtoi se sot po përballet me një “ndjenjë të përgjegjësisë”. 

 "Sot mesazhi im i parë është të punojmë së bashku për të ardhmen e Bullgarisë dhe për rejtingun më të lartë kreditor - tre A", tha kandidatja për kryeministre Gabriel. Ajo shpjegoi se A-ja e parë është ambicia për të krijuar një ekip të fortë drejtues, A-ja e dytë është autoriteti i Bullgarisë në Evropë dhe e A-ja e tretë është angazhimi ndaj popullit.

 Ajo ka theksuar edhe 10 prioritete për të cilat do të punojë qeveria eventuale me mandatin e parë, raporton BTA. Sipas saj, fjalë kryesore në formimin e qeverisë së ardhshme do të ishte “dialogu”. Nën numër një do të ishte paraqitja e një plani për daljen nga kriza politike dhe një qeveri funksionale, normalizimi i punës së institucioneve. Në vendin e dytë, Gabrieli theksoi stabilizimin e financave publike dhe miratimin e buxhetit. Si prioritet të tretë ajo i veçoi reformat në gjyqësor, miratimin e ligjeve bazë, mekanizmin për hetim të prokurorit publike (..) - Punët nuk duhet të ndalen këtu, por të arrihet në reformë kushtetuese", komentoi ajo.

 Ajo   si prioritet të saj e theksoi pranimin e Bullgarisë në Eurozonë dhe në zonën Shengen, raporton BTA.

 Investimet tek të rinjtë janë kyçe për modernizimin e shtetit, kjo do të thotë arsim modern dhe inovativ, duke u dhënë më shumë mundësi të rinjve, komentoi Gabrieli.

Tejkalimi i dispariteteve  rajonale përmes aksioneve të synuara për stimulimin e aftësive, sipas nevojave të tregut të punës, gjithashtu është ndër prioritetet e prezantuara nga Marija Gabrieli.

 Mbrojtja dhe përmirësimi i shëndetit me një politikë shëndetësore efektive është prioriteti i dhjetë që e theksoi nga kandidatja për kryeministre e Bullgarisë nga radhët e GERB-SDS. ar/

 Foto: BTA

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR