• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Kandidatët presidencial parimisht bien dakord për “master debat” në terren neutral

Kandidatët presidencial parimisht bien dakord për “master debat” në terren neutral

Shkup, 28 mars 2024 (MIA) - Shtabet zgjedhore të kandidatëve për president në vend kanë arritur marrëveshje parimore për mbajtjen e "master debatit" në terren neutral me moderatorë neutral të cilin e ka propozuar shefi aktual i shtetit Stevo Pendarovski i cili do të garojë edhe për një mandat në zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

Nga Shtabi Zgjedhor i kandidatit për president Pendarovski sot në brifingun për media informuan se të gjitha shtabet kanë dhënë pëlqimin parimor për idenë, por janë duke u harmonizuar disa detaje teknike. Gjithashtu është konfirmuar se nuk do të ketë përjashtime të kandidatëve nga debati, pa dallim të kërkesave të disa kandidatëve për të përjashtuar rivalët e tyre.

Debati do të organizohet nga ana e shtabeve zgjedhore dhe po ashtu do të mbahet takim me mediat për të gjetur zgjidhje mbi mënyrën se si do të realizohet kjo ide. Secila parti do të ketë mundësinë të sjellë publikun e saj dhe të gjitha mediat do të mund ta transmetojnë drejtpërdrejtë.

Presidenti aktual dhe kandidati për një mandat tjetër, Pendarovski më 4 prill me hapjen e shtabit zgjedhor në qendër të Shkupit do ta fillojnë fushatën, ndërsa konventa e tij do të mbahet më 2 prill në sallën "Boris Trajkovski".

Presidenti Pendarovski sonte në Klubin e deputetëve do të organizojë iftar ku janë të ftuar kundërkandidatët e tij dhe përfaqësues të BFI-së. Nga kabineti informuan se një darkë e tillë do të organizohet edhe për Pashkët.

Претседателот Стево Пендаровски денеска оствари телефонски разговор со поглаварот на Римокатоличката црква, папата Франциск, при што изрази жалење затоа што поради пандемијата на КОВИД-19 не

 

Nga shtabi i Pendarovskit më herët kanë sqaruar se ai fton gjashtë kundërkandidatët e tij në dy "master debate" të cilat do të mbahen në fillim dhe në fund të fushatës zgjedhore e cila fillon më 4 prill.

Gjatë fushatës është planifikuar prezencë e madhe në terren dhe përveç tubimeve më të mëdha nëpër qytete, janë planifikuar edhe takime të shumta me qytetarë. Gjatë fushatës është planifikuar madje që Pendarovski të vizitojë së paku 60 vendbanime. 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR