• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kanadaja do të dhurojë ndihmë ushtarake për Ukrainën

Kanadaja do të dhurojë ndihmë ushtarake për Ukrainën
Otavë, 12 tetor 2022 (MIA) - Ministrja kanadeze e Mbrojtjes, Anita Anand, sot, pas bisedimeve me homologun e saj ukrainas Aleksej Reznikov, deklaroi se vendi do të dhurojë ndihmë ushtarake për Ukrainën e cila përfshin municion, pajisje për komunikim, rroba dimërore, vetura të blinduara dhe artileri. "Sot kisha takim me mikun tim Aleksej Reznikov që të dërgoj porosi të qartë: jemi me ju", shkroi Anand në publikimin në rrjetin social Tuiter. Anand shtoi se Kanadaja do të vazhdojë t'i trajnojë forcat ukrainase me aftësitë të cilat u janë të nevojshme për luftë dhe fitore. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR