• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kampi teknologjik për trajtimin e dezinformatave përmes arsimit

Kampi teknologjik për trajtimin e dezinformatave përmes arsimit

Shkup, 16 gusht 2023 (MIA) - Në hapësirat e Fakultetit për Turizëm dhe Hotelieri në Ohër nga sot deri më 19 gusht do të mbahet Kampi Teknologjik (TechCamp) për trajtimin e dezinformatave përmes arsimit të destinuar për mësimdhënësit nga të gjitha fushat lëndore në arsimin fillor të interesuar për përfshirje të teknologjisë dhe shkathtësive për shkrim-leximin mediatik në praktikën e tyre mësimore.

Në kampin teknologjik do të marrin pjesë 40 mësimdhënës dhe tetë mentorë nga SHBA-ja, Mbretëria e Bashkuar, Gjeorgjia dhe Maqedonia e Veriut. Kampi përbëhet nga shtatë punëtori praktike, me të cilat lidhen mentorët nga sektori privat, akademia dhe organizatat joqeveritare me edukatorët nga Maqedonia e Veriut. Përveç pjesëmarrjes në punëtori, pjesëmarrësit e kampit do të punojnë në grupe të vogla për të zhvilluar  zgjidhje inovative praktike lidhur me trendet më të reja dhe praktikat më të mira në arsim për shkrim-leximin mediatik, luftën me dezinformatat dhe lajmet e rreme, si dhe bazat e sigurisë kibernetike.

Kampi është organizuar nga Qendra për Inovacione dhe Edukim Digjital DIG-ED nga Shkupi, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup dhe ekipi i TechCamp nga Departamenti i Shtetit të SHBA-së.

Kampet teknologjike janë program për diplomaci publike të Byrosë për Çështje Arsimore dhe Kulturore (ECA) në Departamentin e Shtetit të SHBA-së. sa/

Foto: Printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR