• e shtunë, 23 nëntor 2024

Kameron: Do ta paralajmërojmë Izraelin se për shkak të vuajtjeve të civilëve në Gaza, durimi ynë është nga fundi

Kameron: Do ta paralajmërojmë Izraelin se për shkak të vuajtjeve të civilëve në Gaza, durimi ynë është nga fundi

Londër, 6 mars 2024 (MIA) - Britania e Madhe do ta paralajmërojë Izraelin se durimi i saj është nga fundi, për shkak të "vuajtjeve të tmerrshme" të civilëve në Rripin e Gazës, ku mungesa e ndihmës shkakton që njerëzit të vuajnë nga uria, deklaroi ministri britanik i Punëve të Jashtme, Dejvid Kameron.

Kameron, i cili në Londër duhet të takohet me anëtarin e kabinetit ushtarak izraelit Beni Ganc, dje në Kuvend deklaroi se përballja me ndihmën humanitare për Gazën nga ana e Izraelit ka ngritur çështje për harmonizim me të drejtën ndërkombëtare.

"Përballemi me situatën të vuajtjes të tmerrshme në Gaza dhe rrezikun që njerëzit të vdesin nga uria dhe sëmundja, të cilat mund të parandalohen", deklaroi ai në fjalimin në Shtëpinë e lordëve.

Kameron në Kuvend e parashtroi informacionin se ndihma në Gaza është zvogëluar përgjysmë në shkurt në krahasim me atë në janar.

Ai paraëajmëroi se për këtë do t'i paralajmërojë autoritetet izraelite kur gjatë ditës do të takohet me ministrin Ganc, i cili do të qëndrojë në Britaninë e Madhe 

Ganc, rival politik i kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu, dëgjoi një mesazh të ngjashëm kur u takua me nënpresidenten e SHBA-së Kamala Harris në Uashington të hënën.

Ajo tha se Izraeli duhet të hartojë një plan "të besueshëm" humanitar për Gazën, pasi paralajmëroi më herët se kushtet atje ishin "çnjerëzore".

KB-ja dhe agjencitë tjera humanitare e kanë akuzuar Izraelin për bllokimin ose kufizimin e ndihmës për Gazën, të cilën Tel-Avivi e mohon.

Izraeli pohon se është i përkushtuar për përmirësimin e situatës humanitare në Gaza dhe se nuk ka kufizime për ndihmën për civilët, dhe ka fajësuar Kombet e Bashkuara për problemet e dërgimit, duke shpjeguar se kufizimet në sasinë dhe ritmin e ndihmës varen nga kapaciteti i KB-së dhe agjenci të tjera. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR