• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kambovski: Qëllimi i etablimit të parimit të shtetit ligjor është ta vendos nën kontroll politikën

Kambovski: Qëllimi i etablimit të parimit të shtetit ligjor është ta vendos nën kontroll politikën

Shkup, 28 dhjetor 2023 (MIA) - Qëllimi i etablimit të parimit të sundimit të ligjit është që ta vë në kontroll politikën deri në kufijtë që mund të shkojë dmth. të vë nën kontroll partitë politike dhe pushtetin ekzekutiv për atë se roli i tyre i vërtetë është avancimi i marrëdhënieve demokratike, të ofrojnë projekte dhe të ngjashme e jo të bëjnë presion mbi institucionet e drejtësisë se si të zgjidhin lëndët, tha akademiku Vllado Kambovski.

Në deklaratën për mediat pas prezantimit të Strategjisë zhvillimore sektoriale për gjyqësorin 2024-2028, Kambovski tha se e ardhmja jonë qëndron në ndërgjegjësimin për zhvillimin e gjyqësorit.

Ai tha se protagonistët kryesorë të shtetit ligjor janë gjykatat dhe institucionet e tjera gjyqësore që marrin pjesë në zbatimin e ligjit dhe nëpërmjet zbatimit të ligjit duke i shndërruar normat dhe ligjet në ligj të drejtë.

"Megjithëse, të drejta mund të jenë vetëm ligjet e sakta, jo ligjet që le të themi, legalizojnë abuzimet, legalizojnë padrejtësitë dhe të ngjashme. Mendoj se vetëdija do të mbizotërojë. Tashmë që ajo strategji është e miratuar nga Qeveria dhe do të arrijë të gjithë pjesëmarrësit në proceset politike, do të duhet të zhvillojë aktivitetin e duhur edhe më tej në miratimin e programeve për punën e Qeverisë, programin për punën e Kuvendit, etj, do të gjejë një përgjigje të përshtatshme që pritet të arrijë qëllimin e saj kryesor", tha Kambovski.

Si punë pozitive ai veçoi se sistemi i monitorimit, përcjelljes dhe vlerësimit do të vendoset mbi baza të ndryshme.

"Domethënë, jo vetëm mbledhje formale herë pas here e një këshilli reformues që do të thotë - po, këtu kemi përparim, këtu jo, por përmes një monitorimi të përditshëm të asaj që po ndodh në lidhje me drejtësinë, ligjet, veprimet e institucioneve të veçanta e kështu me radhë", tha Kambovski.

Në pyetjen se si është zgjidhur problemi i vjetërsimit të proceseve gjyqësore, ai është përgjigjur se po forcohen instrumentet për disiplinimin e pjesëmarrësve në procedurë.

"Po mendohet të futen mekanizma edhe më efektiv për përshpejtimin e procedurës dhe ruajtjen e kësaj të drejte, jo më vonë pasi të ketë përfunduar procesi, kështu që pala nuk është e kënaqur dhe për këtë arsye ankohet…Drejtësia e vonuar nuk është aspak drejtësi", tha Kambovski. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR