• e mërkurë, 04 shkurt 2026

Kambovski: Këshilli gjyqësor po shqyrton lëndë rreth të cilave ka vepruar gjykatësi Gjoko Ristov, rezultatet nga kontrollet priten këtë javë

Kambovski: Këshilli gjyqësor po shqyrton lëndë rreth të cilave ka vepruar gjykatësi Gjoko Ristov, rezultatet nga kontrollet priten këtë javë

Shkup, 3 shkurt 2026 (MIA) - Kryetari i Këshillit gjyqësor, Aleksandar Kambovski, sot, në dekalratë për mediumet, theksoi se Këshilli tashmë ka kryer kontrollin e një pjese të lëndëve rreth të cilave ka vepruar gjykatësi i Apelit, Gjoko Ristov, kundër të cilit është ngritur padi penale për shkak tël ekzistimit të dyshimit të bazuar për vepra të kryera penale përfitim i paligjshëm dhe mbulim i pronës dhe larje parash si dhe të ardhura të tjera nga vepra ndëshkuese.

"Këshilli gjyqësor në kuadër të planit të punës së vet do të ketë kontrolle në Gjykatën e Apelit jo vetëm për gjykatësin konkret që e përmendët këtu për punën e të gjithë gjykatësve. Është kryer kontroll i disa lëndëve rreth të cilave ka vepruar gjykatësi që e përmendët, por për momentin nuk kam të dhëna për t'i paraqitur në kuptimin nëse është detektuar ndonjë lëshim apo jo sepse komisioni ende po i shqyrton lëndët. Po, po. Lëndë konkrete u cekën në këtë parashtresë", tha Kambovski pas konferencës "Përforcimi i efikasitetit dhe pavarësisë së gjyqësisë në Maqedoni".

Ai informoi se Këshilli gjyqësor po shqyrton gjashtë apo shtatë lëndë në të cilat ka vepruar gjykatësi Ristov. Pret që këtë javë të jetë gati raporti nga komisioni, i cili i kontrollon këto lëndë.

Kambovski paralajmëroi se sa më shpejtë do të kontrollohet e tërë puna e Gjykatës së Apelit Shkup.

Lidhur me rastin me gazetaren nga Tetova, Liridona Vejseli, ecila u dënua me 700 euro për veprën penale - keqpërdorim i të dhënave personale nga Gjykata themelore në Tetovë, Kambovski theksoi se bëhet fjalë për procedurë e cila ende është në rrjedhë dhe në momentin kur Këshilli gjyqësor do të vlerësojë se duhet të intervenohet, do ta bëjë atë.

"Këshilli gjyqësor e ndjekë punën e të gjitha gjykatave në vend, e ndjekë kryesisht edhe punën e gjykatës konkrete dhe gjykatësit konkret. Atje bëhet fjalë për procedurë e cila ende po rrjedhë. Do të thotë, nuk ka përfunduar procedura. Ne ndjekim dhe në atë moment kur Këshilli gjyqësor do të vlerësojë se duhet të intervenojmë, do ta bëjmë atë", tha Kambovski. ab/

Foto: МIА

 

QËNDRONI TË LIDHUR