• e premte, 27 dhjetor 2024

Kallëzime penale për 20 persona të dyshuar për kontrabandim të automjeteve luksoze, procedurë hetimore për tetë prej tyre

Kallëzime penale për 20 persona të dyshuar për kontrabandim të automjeteve luksoze, procedurë hetimore për tetë prej tyre

Shkup, 5 korrik 2023 (MIA) - Prokuroria Publike – Shkup ka ngritur kallëzim penal kundër 21 personave, prej të cilëve 20 persona fizik dhe një juridik, në hetimin për 15 automjete të kontrabanduara nga vendet e Evropës Perëndimore me vlerë totale prej 500 deri në 600 mijë euro.

Prokurorja publike Natasha Saramandova sot ka njoftuar se 18 persona janë privuar nga liria, dy janë në arrati, ndërsa tetë persona do të hetohen për veprën penale kontrabandë, ndihmë në kryerjen e kontrabandës dhe vepra të tjera si falsifikimi i dokument zyrtar, falsifikimi i dokumenteve, ndihmë, përkatësisht fshehja e sendeve të marra me veprën penale të kontrabandës, madje kemi edhe keqpërdorim të të dhënave personale.

"Këto automjete kanë qenë objekt krimi në vende të tjera evropiane dhe kanë qenë objekt i kërkimit ndërkombëtar për veprën e kontrabandës, por më pas bëhen falsifikimet, përkatësisht falsifikimi i një dokumenti zyrtar, falsifikimi i një dokumenti për regjistrimin e tyre, përkatësisht legalizim, pas së cilës kalohet edhe në mbulimin e veprës penale duke i rishitur ato në një kohë shumë të shkurtër nga një person në tjetrin për një çmim shumë më të ulët derisa të mbulohen gjurmët e veprës penale në mënyrë që ato t'i shiten një personi fizik me vlerën e cila do të gjykohej vërtet si e rëndësishme për atë automjet", theksoi Saramandeva.

Nga 20 personat e dyshuar prokurorja ka bërë me dije se dy persona tashmë janë në procedim dhe se kështu edhe ka filluar ky rast, pesë prej tyre janë zyrtarë të punësuar në MPB në Departamentin e Çështjeve Administrative, të tjerët janë persona fizikë të cilët kanë pasur tashmë mënyrën e tyre për t'i zbatuar këto veprime të inkriminuara në disa raste dhe njëri prej tyre është person juridik.

"Për momentin 18 persona janë privuar nga liria, dy persona janë në arrati, për tetë persona do të parashtrohen propozime për caktimin e masës së paraburgimit, prej të cilëve gjashtë tashmë janë siguruar, dy prej tyre janë në arrati, kështu edhe do të jetë propozimi, për caktimin e masës së paraburgimit në arrati, ndërsa për pjesën tjetër të personave do të propozohet masa sigurie, duke qenë se bëhet fjalë për procedurë të shkurtuar, përkatësisht për vepra penale për të cilat është caktuar procedurë e shkurtuar"; tha prokurorja Saramandeva.

Nga PP në kumtesë të shkruar sqarojnë se automjetet, shumica e të cilave ishin objekt i kërkimeve ndërkombëtare, janë blerë në vende të ndryshme evropiane dhe janë futur në vend me numra identifikimi të ndryshuar në shasi dhe me dokumente të falsifikuara për të fshehur origjinën. Më pas, zyrtarët e dyshuar të MPB-së në bazë të dokumentacionit të rremë i kanë regjistruar veturat.

Siç thuhet në kumtesën, për të mbuluar gjurmët, automjetet janë rishitur disa herë në një periudhë të shkurtër kohore, pas së cilës janë tjetërsuar përgjithmonë tek personat fizikë dhe juridikë në vend. ls/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR