• e diel, 24 nëntor 2024

Kallëzim penal për shtetasin e Shqipërisë dhe kundër personit juridik nga rrethina e Kavadarit

Kallëzim penal për shtetasin e Shqipërisë dhe kundër personit juridik nga rrethina e Kavadarit

Shkup, 11 prill 2023 (MIA) - NJPB Kavadar parashtroi kallëzim penal kundër B.M. (31) nga Republika e Shqipërisë, me vendqëndrim në Kavadar, për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale sipas nenit 95-b të Ligjit për kontrollë të drogave narkotike dhe substancave psikotrope dhe kundër subjektit juridik nga f. Sopot-Kavadar, për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale sipas nenit 95-b të Ligjit për kontrollë të drogave narkotike dhe substancave psikotrope.

Siç kumton sot MPB-ja, i denoncuari i parë, pronar dhe udhëheqës i subjektit juridik i cili ka poseduar Leje për kultivimin e kanabisit për qëllime mjekësore, në harkun kohor nga data 26.04.2021 deri më datën 06.04.2023, i ka shfrytëzuar pajisjet dhe hapësirat e subjektit për kultivimin e kanabisit, në kundërshtim me dispozitat e Ligjit për kontrollë të drogave narkotike dhe substancave psikotrope. Për kultivimin nuk ka dërguar lajmërim, kurse ka qenë i obliguar deri te Ministria e Shëndetësisë, përkatësisht te Komisioni për vlerësimin e plotësimit të kushteve në lidhje me hapësirën, pajisjet dhe kuadrin për kultivimin e kanabisit për qëllime mjektësore, për fillimin e vjeljes së kanabisit së paku 15 ditë para fillimit të vjeljes, për çdo ndryshim të kryer në procesin e kultivimit, për paketimin dhe deponimin e kryer.

"Pasi më datën 05.04.2023 Njësia për Siguri në Komunikacionin Rrugor Negotinë në koordinim me SPB Veles-NJPB Negotinë-Njësia për Tregti të Palejuar me Drogë, Armë dhe Materie të Rrezikshme dhe Departamenti i Policisë Kriminalistike-Sektori për Tregti të Palejuar me Drogë, Armë dhe Materie të Rrezikshme i kanë privuar nga liria tre persona, prej të cilëve dy nga f. Bukoviq-Saraj dhe një nga f.Kopanicë, për arsye se gjatë kontrollit në automjetin e pasagjerëve “mercedes” me tabela të regjistrimit të Shkupit, me të cilin kanë qarkulluar janë gjetur katër çanta me gjithsej rreth 100 kilogramë marihuanë të cilësisë së lartë në vlerë prej rreth 300.000 eurove, e cila gjatë shitjes në rrugë do të arrinte çmim prej rreth 600.000 eurove", thuhet në kumtesë.

Më datën 06.04.2023 NJPB Kavadar,-Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike Kavadar ka kryer kontrollë në magazinën për prodhime të gatshme të subjektit juridik. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar 225,3 kilogramë lule e thatë dhe 111,1 kilogramë biomasë, në mënyrë jo të rregullt të paketuara dhe të pa shënuara në pajtim me ligjin. Poashtu, gjatë kontrollit është vërtetuar se i denoncuari ka paraqitur sasi të masës së lagësht e cila nuk korenspondon me masën e thatë rë gjetur të kanabisit nga vjelja e fundit. bsh/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR