• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kallëzim penal për punë të pakujdesshme në shërbim

Kallëzim penal për punë të pakujdesshme në shërbim

Shkup, 5 prill 2024 (MIA) - Departamenti për Kontrollë të Brendshme, Hetime Kriminalistike dhe Standarde Profesionale pranë MPB-së deri te Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Departamenti i Specializuar për Ndjekjen e Krimeve të Kryera nga Persona me Autorizim Policor dhe pjesëtarë të Policisë së Burgjeve, ka parashtruar kallëzim penal kundër M.I. dhe K.S., nëpunës policorë në Stacionin Policor për Kalim Kufitar “Bllacë e Poshtme” pranë Qendrën Rajonale për Çështje Kufitare “Veri” për shkak të ekzistimit të dyshimit bazuar se kanë kryer veprën penale “punë nga pakujdesia në shërbim” nga neni 353c të Kodit Penal, njoftoi MPB-ja.

Siç thuhet në komunikatë, më datën 31.01.2024 dhe 05.02.2024, i denoncuari i parë M.I. ka evidentuar persona shtetas të Republikës së Turqisë të cilët nuk kanë hyrë në vendkalimin kufitar dhe që nuk kanë qenë të pranishëm në pikën kufitare atë ditë. I padituri i dytë K.S., udhëheqës turni, nuk ka mbikëqyrur punën e të paditurit të parë dhe në këtë mënyrë ka lejuar që personat të rregullojnë qëndrimin e tyre në vend pavarësisht se si të huaj kanë tejkaluar afatin e lejuar të qëndrimit sipas rregullave ligjore.

Departamenti për Kontrollë të Brendshme, Hetime Kriminalistike dhe Standarde Profesionale do të paarshtrojë propozim për fillimin e procedurës për përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore dhe do të vendosë masa të detyrueshme për largimin e personave të emëruar nga vendi i punës dhe nga Ministria deri në përfundimin e procedurës disiplinore. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR