• e shtunë, 23 nëntor 2024

Kallëzim penal për një shkupjan për posedim të paautorizuar të armëve

Kallëzim penal për një shkupjan për posedim të paautorizuar të armëve

Shkup, 7 shkurt 2023 (MIA) - Njësiti për Kriminalitet Serioz dhe Vepra kundër Trashëgimisë Kulturore pranë Departamentit për Asgjësimin e Krimit të Organizuar dhe Serioz më datën 06.02.2023 deri te Prokuroria Themelore Publike Shkup parashtroi kallëzim penal kundër A.F. (20) nga Shkupi, për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “përpunim i palejuar, mbajtje, ndërmjetësim dhe tregti me armë ose materie shpërthyese” sipas nenit 396 të Kodit Penal.

Siç njoftojnë nga MPB-ja, në të vërtetë, në bazë të urdhëresës gjyqësore nga Gjykatës në procedurë paraprake të Gjykatës Themelore Penale Shkup, gjatë operacionit policor të realizuar më datën 21.12.2022 me qëllim të asgjësimit të grupit të organizuar kriminal të përbërë prej më shumë pjesëtarëve të involvuar në kryerjen e veprave penale nga fusha e kontrabandës me migrantë, nëpunësit policorë kanë kryer bastisje në shtëpinë dhe në hapësirat ndihmëse të A.F., gjatë së cilës janë gjetur dhe sekuestruar pushkë automatike pa kundak “AK-47”-“Kalashnikov” kalibër 7,62x39mm, karikator i zbrazët nga pushka automatike kalibër 7,62x39mm, 31 plumba për pushkë automatike me kalibër 7,62x39mm dhe 100 plumba për pistoletë kalibër 9mmPara, me të cilat është furnizuar në mënyrë kundërligjore dhe i ka ruajtur në shtëpinë e tij.

"A.F. është privuar nga liria dhe tani më është përfshirë me kallëzimin penal për 13 persona, për vepra penale të kryera sipas nenit 418-v paragrafi 2 dhe sipas nenit 418-b paragrafi 2 të Kodit Penal, dhe për momentin është në vuajtjen e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditëve të shqiptuar nga Gjykatës në procedurë paraprake", theksohet në kumtesën e MPB-së. mb/ 

QËNDRONI TË LIDHUR