• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Kallëzim penal për ish ministren Bisera Kostadinovska Stojçevska për keqpërdorim të pozitës zyrtare në rindërtimin e Sallës Universale

Kallëzim penal për ish ministren Bisera Kostadinovska Stojçevska për keqpërdorim të pozitës zyrtare në rindërtimin e Sallës Universale

Shkup, 31 tetor 2024 (MIA) - Ministria e Punëve të Brendshme ngriti kallëzim penal  në PTHP Shkup për veprën "keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar" të kryer ndaj ish ministres së Kulturës, Bisera Kostadinovska Stojçevska në lidhje me rindërtimin e Sallës Universale.

Sipas kallëzimit, B.K.S., në cilësinë e Ministres së Kulturës, më 19 shkurt 2024 ka shpërdoruar pozitën dhe autoritetin zyrtar. Përkatësisht, pas vendimit të Këshillit të Qytetit të Shkupit dhe konkluzionit të Qeverisë së RMV-së për rindërtimin e Sallës Universale në Shkup, nuk i ka kryer procedurat e nevojshme për prokurim publik, siç parashihet me Ligjin për Prokurime Publike.

Në vend të kësaj, nga MPB thonë se ka lidhur marrëveshje për marrjen dhe dhënien e të drejtave dhe obligimeve nga kontrata për prokurim publik me person juridik nga Shkupi, në vlerë prej 115.173.789 denarë. Kjo kontratë është lidhur edhe pse kontrata e mëparshme për prokurim publik në mes të Qytetit të Shkupit dhe të njëjtit person juridik tashmë kishte skaduar dhe ishte e pavlefshme.

Si rezultat i kësaj, Ministria e Kulturës për punët e kryera personit juridik i ka paguar 27.197.845 denarë, duke i mundësuar përfitim pasuror të kundërligjshëm. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR